Kevin De Bruyne, padyshim është një nga elementët kryesorë të Manchester Cityt. Edhe në këtë sezon, belgu është shfaqur vendimtar me gola dhe asistë që janë spacialiteti i tij. Madje, dy të fundit i dhuroi në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Real Madrid. Por, në sfidën me spanjollët veç aspektit sportiv, doli në pah edhe një tjetër karateristikë e De Bruyne me të cilën nuk ishim mësuar më parë.

Nervat! Fantazisti u acarua me trajnerin Pep Guardiola në momentin që spanjolli i kërkoi të pasonte topin dhe të mos tentonte më shumë driblime seç duhej. De Bruyne iu kthye teknikut duke i thënë se duhej të pushonte. Një konflikt i çastit që u shua shpejt me trajnerin dhe lojtarin që u përqafuan në momentin e zëvendësimit.

Ndërkohë, Thierry Henry i cili ka qenë në rolin e asistentit te Belgjika dhe ka një raport të mirë me De Bruyne, zbuloi se lojtari i Manchester Cityt po kalon një periudhë të vështirë jashtë fushe dhe ndonjëherë nervat dalin në sipërfaqje.

“De Bruyne po kalon një moment shumë të komplikuar, nuk mund ta them saktësisht atë se çfarë po i ndodh pasi nuk dua ta zbuloj. Më duhet ta mbaj private këtë temë. Ai ka folur me mua, e di që është në një moment të vështirë dhe unë në këto çaste e vlerësoj edhe më shumë, pasi pavarësisht gjithçkaje sërish në fushë është një nga më të mirët. Në mendimin tim është lojtari më i rëndësishëm për Manchester City dhe pavarësisht problemeve luan në një nivel shumë të lartë”, u shpreh De Bruyne.