Mourinho merr vendimin për Dybalën Mourinho merr vendimin për Dybalën. Paulo Dybala ia del të rikuperohet dhe është gati të luajë titullar në finalen e Europa League mes Romës dhe Sevillas, mbrëmjen e sotme në Budapest.
Burime nga kampi verdhekuq raportojnë se Mourinho thuajse e ka ndarë mendjen për 11-shen që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, teksa argjentinasi është planifikuar si titullar.
Dilema e vetme e portugezit është në mbrojtje, aty ku Ibanez dhe Llorente do të garojnë për një fanellë titullari, përkrah dyshes Smalling-Mancini, që janë të sigurt.
Formacionet e mundshme:
Sevilla (4-2-3-1): Bounou; Navas, Gudelj, Marcao, Telles; Fernando, Rakitic; Ocampos, Torres, Gil; En-Nesyri. Tr. Mendilibar
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez (Llorente); Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Dybala; Abraham. Tr. Mourinho
Sfida Sevilla-Roma do të startojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2…