Mourinho është ai trajneri që ka treguar gjithnjë se detajet e bëjnë të veçantë.
Tekniku portugez luan sot në mbrëmje një tjetër finale, këtë herë në Europa League kudnër Sevilla. “Special One” duket se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Marash Kumbullën, kjo pasi kur Roma mbërriti në finale, portugezi telefonoi mbrojtësin shqiptar dhe ia dedikoi këtë arritje atij.
Gjithsesi, Mou ka treguar edhe një herë se detajet bëjnë diferencën. Për të treguar frymën e grupit, 20 ditë pas operacionit të Kumbullës, mbrojtësi shqiptar është parë në Budapest me paterica ditën e sotme së bashku me ekipin. Kumbulla do të jetë në tribunë për të ndjekur ndeshjen dhe kjo është një nga mënyrat se si Mourinho fiton vëmendjen.