Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e 33-të, teksa skuadrat janë në përgatitjet për atë pasardhëse. Federata Shqiptare e Futbolli ka njoftuar klubet për një ndryshim në orar, me javën e ardhshme që zhvillohet të diel në orën 16:00.
Nëse më herët të pesta duelet ishin përcaktuar për t’u luajtur në 17:00, tanimë do zhvillohen një orë më herët. Sipas parashikimeve, e diela do jetë me rreshje shiu në Shqipëri, ndërsa moti mund të ndikojë në duelet e stadiumeve ku nuk ka ndriçim artificial. Për këtë situatë, FSHF vendosi që duelet e javës së 34 të zhvillohen të diel në orën 16:00. Kujtojmë se Superliga është tre ndeshje nga fundi i sezonit.
Ndeshjet 21/05/2023 – java 34:
16:00
Bylis – Kukësi
Egnatia – Erzeni
Laçi – Tirana
Partizani – Vllaznia
Teuta – Kastrioti
Renditja: