Vetëm një ditë më parë mediat gjer mane, me në krye “Bild”-in, hodhën idenë se Tomas Myler po e mendonte seriozisht largimin nga Mynihu, pas 14 viteve eksperiencë si profesionist në klubin më të titulluar në tokën gjermane. Tashmë skenarët kanë marrë tjetër rrjedhë, aty ku “blindimi” i 33-vjeçarit është “vulosur” nga vetë Shefi i bavarezëve Oliver Kahn, ndonëse ku i fundit në një moment të vështirë për vete rreth detyrës që posedon.
KAHN – ”Largimi i Mylerit?! Sigurisht që nuk do të ndodhë. Edhe në rastin më te keq, nëse Tomas e kishte marrë vendimin e tij, do ta bëja të ndryshonte mendje”, tha shkurtimisht 53-vjeçari në mediumin e “Bild”. Fjalët e personazhit me më tepër ndikim në bazë të detyrave ekzekutive në bord bën të kuptosh se sa ndikim ka prezenca e futbollisti me numër 25 në “Allianz Arena”, pavarësisht moshës. Madje burimi në fjalë shkon më tej se sa thjesht respektimi i kontratës aktuale, e cila skadon verën e ardhshme.
MUNDËSIA E RINOVIMIT – ”Bild” i jep zë idesë së drejtuesve nga kampi i rekordmenëve se Mylerit mund t’i “serviret” zgjatje e bashkëpunimit përtej sezonit të ardhshëm, gjithmonë nëse rendimenti i “plakushit” nga Mynihu gëzon ecuri pozitive.
SHKARKIMI I NAGELSMANIT – ”Rezultatet zhgënjyese filluan të merrnin nuanca të zakonshme. Ne ishim 10 pikë para Dortmundit në ligë, e më pas ajo distancë u zhduk, sikurse evoluimi i lojës. Arsyeja e vendimit drastik, i cili na detyroi ta shkarkonim. Gjendja ku ndodheshim kërkoi reagim dhe e vetmja pikë reflektimi mbeti ndryshimi i trajnerit. E ardhmja e Julianit me Bajernit u ndërtua mbi terma afatgjatë dhe besuam në filozofinë e tij deri kur rezultatet na nxorën nga shinat”, tha me nota imponuese ish-gardiani.
BISEDIMET – Muaji qershor është vendosur si periudha e negocimit mes lojtarit, përgjegjësve dhe teknikut Tuhel, e ku do të vijë dhënia e përgjigjes përfundimtare se çfarë do të ndodhë me personazhin më të vjetër nga gjiri aktual i liderëve të Bundesligës.
SUKSESET – Autori i 6 finalizimeve dhe 7 asisteve në kuadrin e 24 prezencave, me klubin ku ka shpenzuar gjithë karrierën profesionale, numëron një sërë arritjesh në harkun e 14 viteve, e përkthyer me 11 kampionate, 6 Kupa Gjermanie, 8 Superkupa Gjermanie, 2 Champions, 2 Superkupa dhe 2 Botërore klubesh. Në bilancin e deritanishëm Myler ka djersirë në 663 duele fanellën e bavarezëve në të gjitha kompeticionet, e shoqëruar me 234 gola dhe 255 asiste, ndërsa palmaresi i tij kap numrin 32 të trofeve.