Pas përfundimit të “Big Brother VIP” Jori Delli ka vijuar qëndrimin në Shqipëri, ku edhe ka qenë aktive në rrjete sociale.
Por fotot e publikuara kanë ngjallur shumë polemika, një ndër to specifikohet ajo me Noizyn. Spekulime të shumta janë hedhur nëse ata janë në një lidhje apo jo.
Për herë të parë Jori vendosi të japë një përgjigje në “Më lër të flas”, ku u shpreh duke qeshur se shumë shpejt do të bëjnë dasmën.
“Po në një lidhje, do martohemi. Do e bëjmë dasmën në Vlorë. Do vini ju tek dasma? Do ftoj të gjithë tek dasma”, tha Jori duke qeshur.