Policia e Rinasit ka arritur të evidentojë dhe godasë në dalje të Republikës së Shqipërisë, dy raste të paligjshmërive në kufi.Ajo ka arritur të sekuestrojë 40 000 euro që tentuan t’i nxirrnin nga vendi ynë, duke i fshehur në trup, 2 shtetase, nënë e bijë.
PO ashtu, policia bën me dije se është proceduar penalisht edhe një 35-vjeçare që tentoi të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals.