Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë. Në pranga ka rënë 25-vjeçari A.S., pasi ka ngacmuar një 27-vjeçare. Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

Sh. H., 65 vjeç, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, për bashkëshorten e tij, duke shkuar në banesën e saj. D.L., 35 vjeçe, pasi ka kanosur me fjalë dhe ka goditur fizikisht, për motive të dobëta, shtetasen K. L.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi S. C., 38 vjeç, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa automjete të parkuara. 38-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.