Facebook të krijon mundësinë që të hapësh profilin e përdoruesve me të cilët nuk je mik në platformën sociale pa u zbuluar.
Por, mesa duket një problem teknik ka bërë që personave që u keni hapur profilin t’u shkojë një ftesë për miqësi, automatikisht. Kështu, gjiganti i rrjeteve sociale ka kërkuar falje për problemin dhe u ka dërguar përdoruesve një përditësim softueri që mund të rregullojë problemin.
Një përdorues i mediave sociale e cilësoi “incidentin” si gjënë më gazmore që Facebook ka bërë ndonjëherë, ndërsa të tjerë e cilësuan problemin si turpërues.
Një zëdhënës i Meta-s, kompanisë së drejtuar nga Mark Zuckerberg, dha detaje rreth problemit në The Daily Beast.
“E rregulluam problemin e sjellë nga një përditësim i radhës i aplikacionit që dërgonte ftesa në Facebook gabimisht.”
Nëse jeni të shqetësuar nëse jeni prekur apo jo nga problemi teknik, drejtohuni në facebook.com/friends. Nga aty, klikoni tek “Friend Requests” dhe më pas “View sent requests” për të parë kërkesat që kanë mbetur pa përgjigje.