Të gjithë duan të jenë të lumtur në jetë, mirëpo rruga drejt lumturisë për disa është e vështirë që të gjendet dhe për këtë fajtor janë po ata vetë. Një mjek 102 vjeçar ka zbuluar se cili është thelbi i lumturisë për të.
“Zakoni që më ka sjellë shëndet dhe lumturi ndër vite është aftësia për të ndërtuar gjërat nga e para, qoftë kjo një marrëdhënie, një rrugë karriere apo ndonjë projekt”, thotë Dr. Gladys McGarey , mjeke dhe autore e “Jeta e jetuar mirë: 6 sekretet e një mjeku 102-vjeçar për shëndetin dhe lumturinë në çdo moshë”.
Në librin e saj, ajo vetë përqendrohet në të vetmen gjë që duhet të bëjmë për t’u ndjerë më të lumtur, por edhe për të qëndruar të shëndetshëm: Të lëmë pas gjërat që nuk kanë më rëndësi dhe që na e shterojnë energjinë.