Beteja për finalistin e parë të Champions League rinis nga “San Siro”, nis nga 2-0 në favor të Interit, regjistruar në gjysmëfinalen e parë. Zikaltrit e Simone Inzaghit synojnë të sigurojnë biletën e tyre për në finalen e Stambollit, e planifikuar për t’u luajtur më 10 qershor.

Milani i Stefano Piolit nga ana tjetër ëndërron përmbysjen epike në ndeshjen e kthimit. Euro-derbi nis sonte në orën 21:00, nën gjykimin e francezit Turpin. Inter vjen në formë të shkëlqyer, qoftë për nga rezultatet, por edhe grupin e plotë.

Inzaghi ka rikuperuar Correan, i cili do të jetë gati në stol. I vetmi që mungon është Skriniar. Do të rikthehet formacioni tip, me Brozovic dhe Lukaku të destinuar për t’ia nisur nga pankina, përveç surprizave. Nuk vjen mirë Milan, që pas humbjes në euroderbi, u mposhtën edhe në kampionat nga Spezia.

Megjithatë, është rikuperuar Leao. Portugezi pritet të jetë në formacionin startues dhe t’i japë një dorë për të bërë përmbysjen e madhe. Kuqezinjtë nuk duken dorëzuar, shpresojnë që me një gol të shpejtë ose të paktën në pjesën e parë, të rihapin gjithçka. Si do që të jetë, e sigurtë është që një skuadër italiane do të jetë në finale të Champions League për këtë vit.

FORMACIONET E MUNDSHME

INTER (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Krunic, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud.