Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka folur për marrëdhënien e saj me çiftin Kiara – Luiz, pas daljes nga Shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Efi është shprehur se çifti ka angazhime dhe është e gatshme t’iu japë gjithë kohën e botës nëse ata e kanë të nevojshme që të reflektojnë dhe më pas të flasin.

Pjesë nga biseda:

Erjona Rusi: Nëse Luizi është i zënë me angazhime të ndryshme, madje e kemi parë edhe në ture jashtë Shqipërisë. Kiara nuk është edhe aq e zënë. A je takuar me të?

Efi: Jo, me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu japë sa kohë të duan. Është diçka që nuk më shqetëson. E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara. Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës.