Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Antoneta Koçi, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë kuriozë që të dinë se çfarë marrëdhënie ka aj me ish-banorët e tjerë.

Madje dikush e ka pyetur: “A e ke takuar çiftin Luiz dhe Kiara? Je shumë e mirë”.

“Jo, nuk të flasin kollaj ata. Megjithatë me Luizin po, na ka takuar rastësia disa herë”, përgjigjet Antoneta Koçi.

Kujtojmë se Antoneta dhe fituesi i këtij edicioni të BB VIP kanë pasur mjaft debate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Luizi nisi ta ngacmonte atë që ditën e parë, pasi ajo në klipin prezantues tha se kishte hyrë për të fituar.