Tensionet në Veri të vendit dhe sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zgjuar opozitën të cilët kritikojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për veprimet siç thonë ata të pamenduara.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur tri kërkesa për Kurtin, raportimin në Kuvend, koordinim me ndërkombëtarët dhe reagim të presidentes.
Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar që nuk e ndalojnë Kurtin në rast se ky i fundit nuk ndërron qëndrimin që ka ndaj SHBA.

“Më konkret për veprimet që do ndërmarrin ishin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të cilët kanë përmendur edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Kurti”, tha Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Kritikë ndaj veprimeve të Kurtit janë edhe Partia Demokratike e Kosovës, duke thënë që janë të dëmshme për vendin”, tha Besnik Tahiri, deputet i PartiaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Kosova për shkak të moskoordinimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprimet në veri është sanksionuar me largim nga stërvitja më e madhe ushtarake “Defender Europe 2023””, tha Abelard Tahiri, deputet i PDK.