Dashi
Futen direkt në çështjet ekonomike. Pas datës 15 maj do të ketë një rrugë të hapur për çështjet ekonomike. Nuk duhet të bëhet eufori, dhe të prishin shanset e mundësive.

Demi
Do të marrë dhurata. Do të jetë një muaj ekonomik. Është muaj pranveror që lind pak a shumë jeta. Do të ketë ndryshime thelbësore. Nëse janë të martuar e kanë një krizë do të ndahen. Do të kenë një shndërrim të madh. Do të kenë mundësi të punojnë me veten e me jetën e tyre.

Binjakët
Janë shenja më e pafavorizuar për këtë muaj. Është një vit parapërgatitor dhe vitin tjetër të futen në vitin e tyre dhe të shpalosin të gjithë idetë e tyre.

Gaforrja
Do të qetësohen. Do ndjehen përballë një shantazhi përsa i përket çështjeve ekonomike. Jeta erotike do të shpaloset mjaft mirë. Duhet të kenë kujdes me miqtë dhe ata që kanë lënë prapa dore.

Luani
Do të jetë një nga shenjat më të favorizuara për këtë muaj. Do të ketë karrierë, e mund të bie shumë në sy. Mund të martohen e mund të zënë shumë pozicione të rëndësishme në punë. Në dashuri do të jenë personal e të fshehtë dhe mund të luajnë marrëdhëniet e fshehura.

Virgjëresha
Për ta është një vit me fat. Jupiteri në Dem i sjell akoma më shumë fat. Duhet të rregullojnë disa gabime që janë bërë. Virgjëreshët këtë vit do të bëhet prindër. Gjejnë një dashuri të madhe nëse se kanë gjetur.

Peshorja
Do të merren shumë me ekonominë. Do të marrin shumë para. Do të marrin para nga të tjerët.

Akrepi
Do të ketë fillime të reja dhe të vrullshme. Janë në një muaj shumë të fuqishëm. Futet dhe jupiteri në shenjën e tyre.

Shigjetari
Do të merren me shumë punë, do të jenë të stër lodhur. Do të marrin para pas datës 7, do të jenë mirë ekonomikisht. Duhet të kenë kujdes që mos të humbin punët. Çështja e punës dhe e shëndetit do jenë dy nga karskteristikat kryesore për shigjetarin.

Bricjapi
Do të favorizohen shumë me kontaktet jashtë, me bizneset, me studimet, me projekte të rëndësishme. Do të kenë dhe martesa të dyta. Duhet të kenë kujdes deri më 20 maj nga e kaluara. Duhet të sqarojnë mirë të kaluarën. Mund të martohen me ish-at.

Ujori
Do të marrin përparësi në çështjet familjare. Do të gjejnë lumturinë dhe energjinë pozitive. Do të shikojnë mundësinë për një karrierë, apo një marrëdhënie të bujshme.

Peshqit
Qetësohen. Ju rikthehet një dashuri e vjetër. Pas datës 15 do të ketë njohje të reja, plane, kontakte të reja. Do të kenë njohje të reja online. Do të shkëlqejnë në dashuri. Do ja dalin mirë këtë muaj.