Nutricionistja dhe ish-banorja e “BBV2”, Diola Dosti ka pranuar së fundmi se është tradhëtuar nga partneri i saj.
Të vënë përballë situatës nëse janë tradhtuar nga partneri me dikë që nuk e krahasojnë me veten, Diola u përgjigj me “po”.
Sipas saj, tradhtia nuk falet dhe partnerin do e linte të shkonte me të dashurën e tij. “Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën.
Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, tha ajo në emisionin “Ftesë në 5”.