Ish-banorja e BBV që nuk arriti dot finalen, Nita Latifi ka shqetësuar fansat me postimin e sj të fundit në rrjet. Ajo është shfaqur nga spitali duke marrë serum.
Mesa duket siç shkruan edhe ajo vetë gjithçka vjen për shkak të sforcimit të tepërt gjatë ditëve të fundit.
“Kështu ndodh kur nuk i jep vetes as edhe 1 minutë pushim”, shkruan Nita teksa tregon se tani është më mirë.
Kujtojmë që të gjithë banorët e BBV që prej mbrëmjes të së shtunës kanë qenë në një aktivitet pa ndërprerje, nga njëra festë në tjetërën.