Një bombul gazi në një banesë në Patos të Fierit ka shpërthyer duke sjellë plagosjen e tre personave që gjendeshin brenda shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Grizë’ dhe tre personat që gjendeshin brenda banesës, janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të djegieve trupore që kanë pësuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.