Një anije është përmbytur në afërsi të Mykonos në Greqi gjatë mëngjesit të së premtes.
Sipas medias greke, deri më tani janë gjetur trupat e vdekur të tre emigrantëve, një burri dhe dy grave, ndërsa më herët dy persona janë gjetur të gjallë.
Të mbijetuarit u thanë zyrtarëve të portit se në bord ndodheshin gjithsej 17 persona, pa mjete shpëtimi, mes tyre 4-5 gra dhe një vajzë 7-vjeçare, ndërsa fati i 12 të zhdukurve ende nuk dihet.
Sipas Rojës Bregdetare greke, po operojnë tre skafe patrullimi të Rojës Bregdetare, një mjet lundrimi në det të hapur dhe mjete private, ndërsa nga ajri, 1 helikopter i rojës bregdetare, 1 helikopter SUPER PUMA i Forcave Ajrore. 1 helikopter Sikorsky i Marinës, automjete patrullimi të Rojës Bregdetare nga toka dhe një skalion i Njësisë së Misionit të Nëndetëseve.
Më poshtë është momenti kur mbërrijnë në port dy prej të mbijetuarve.