Një 24-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi është ka përndjekur për një vit një 17-vjeçare në rrugë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si M.R.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.