Me sezonin aktual që po shkon drejt fundit, drejtuesit e Interit po monitorojnë tregun e transferimeve për të gjetur mundësitë e duhura për të përforcuar organikën gjatë merkatos së verës për sezonin e ardhshëm. Në shënjestrën e klubit zikaltër janë padyshim përforcimet cilësore dhe ekonomike dhe një i tillë është Naço Fernandez, mbrojtësi i Real Madridit, kontrata e të cilit skadon në qershor.
Madrilenët i kanë ofruar rinovimin njëvjeçar me opsion edhe për një tjetër vit, por kjo nuk e ka kënaqur spanjollin që nuk ndihet i vlerësuar.
Edhe pse me 33 vite mbi supe, Marota e Auzilio vlerësojnë eksperiencën e Naços dhe kanë udhëtuar drejt Madridit në mars, kur kanë pasur me të një takim për t’i bërë propozimin e tyre, që ende ngelet për t’u zbuluar.
Sidoqoftë, mbrojtësi nuk i ka kthyer ende përgjigje propozimit të zikaltërve dhe po ashtu nuk u ka komunikuar drejtuesve madrilenë ende të ardhmen e tij.