Revolucion në horizont në strukturën e futbollit të Barcelonës. Largimit tashmë të paralajmëruar të Mateu Alemany-t (shkon tek Aston Villa), duhet t’i bashkohet edhe lamtumira e Jordi Cruyff.
Sipas “Radio Catalunya”, ish-fubollisti portugez, Deco, është favoriti i madh për postin e drejtorit sportiv të Barcelonës.
Deco, 45 vjeç, ka punuar për dy vjet me katalanasit, duke qenë përgjegjës për tregun në Brazil.
Ai është menaxheri i Raphinhas dhe udhëhoqi bisedimet për transferimin e brazilianit nga V. Guimarães te Sportingu, Leeds në së fundmi në “Camp Nou”, verën e kaluar, për rreth 60 milionë €.
Ish-mesfushori, i konsideruar si lojtari më i mirë në Evropë në vitin 2004, kur fitoi Championsin me Porton, luajti për Barcelonën midis viteve 2004 dhe 2009, më pas u largua për drejt Chelsea-t. Ai bëri 161 paraqitje për Barcelonën dhe shënoi 21 gola.