Sali Berisha u përpoq të shfaqej i pa shqetësuar për rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike, në një moment kur demokratët që kanë në dorë vulën janë në kërkim të një kryetari të ri.

Berisha: Unë të kem frikë? Atë po e përdor Rama siç do. Mos bëj shaka. Ai është vegël në duart e Edi Ramës. Ai bën se çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni për agjendën e tij, agjendën e tij ia shkruan Rama. Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Ai që po e priste me kureshtje reagimin e parë të Sali Berishës mesa duket ishte Lulzim Basha, i cili edhe sot e ndoqi nga shtëpia politikën e ditës.

Basha: Halli i Sali Berishës është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve. Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky.
Por, edhe për Sali Berishen rezultati nuk do ishte i njëjtë, nëse logon Partisë Demokratike do e kishte në dorë ai.

Berisha: Ato janë vota të Sali Berishës. Bëri fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Ai është historia e kalit të Timurit. I mori logo votat, lavdi logos.

Por, ndërsa Sali Berisha dhe Lulzim Basha bëjnë bilancet se kush i ka dëmtuar më shumë demokratët, deputetëve të Partisë Demokratike duket se iu ka sosur durimi.

Dhurata Çupi: Opozita është e përçarë, demokratët nuk i sollëm në bashkitë që meritonin, ça vlere ka tani? Asgjë!

Flamur Hoxha: Mendoj që është herët që të flasim për kryetar partie, të kuptojmë një herë jemi një parti apo dy, ta ndajmë përfundimisht.
Tentativa e Lulzim Bashës për t’u riKthyer ka trazuar ujërat mes demokratëve. Disa flasin pa dorashka e të tjerë hezitojnë.
Bardhi: Kur të ketë qëndrim të tij, do ketë qëndrim timin.

Salianji: Nëse bëjmë me gjasme sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar në krevat dhe ndez play station për të luajtur lojën e ka gabim. Nuk është kështu opozita do e shihni qe do i marrin demokratët para.