Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania ironizoi posterin e Belind Këlliçit me gishtat e mesit, teksa tha se “PD di ku i fut duart dhe ku e vë gishtin”.
“Tregu i ndërtimit duhet të çlirohet, duke prerë duart e oligarkisë politike dhe krimit, që në partneritet me Ramën po pastrojnë para, 1,6 mln euro pastrohen në Tiranë.
Do hetojmë lejet e ndërtimit dhe do bashkëpunojmë me drejtësi që ky lloj monopoli të marrë fund.
Bashkia ka në dorë që të mos i përqendrojë në 5 duar fondet, kjo tregon korrupsion të lartë…Ne dimë se ku t’i fusim duart, dimë dhe ku ta vëmë gishtin”, tha Bejko.