Josif Pelari dhe Demir Korita, kanë histori pafund për t`u treguar nipërve dhe mbesave. Janë ish-Azotikas, dy nga 1500 specialistët e dikurshëm të uzinës kimike në Fier. Identifikohen edhe sot si grupim i veçantë me traditat dhe historinë e tyre.
Takimet e përvitshme nuk janë për nostalgji por vlerësim i kolegëve dhe kontributit të secilit azotikas në shoqëri. Përtej punës, ata kishin ekipet e tyre sportive, artistë dhe këngëtarë. Uzina e lëndëve dhe plehërave kimike konsiderohej vepër e rëndësisë së vecantë ndaj punësimi aty kalonte në filtra të shumtë.
Ndërtuar në vitin 1965 Azotiku prodhonte plehra dhe lëndë kimike. Vepra ishte ndër të parat në vend për kapacitetin dhe cilësinë e plehut kimik duke shënuar rritje të ndjeshme në rendimentin bujqësor në vend.
Uzina shtrihej në disa dhjetëra ha tokë dhe i ngjante një qyteze. Megjithë rrezikshmërinë e lartë që kishte kjo industri, nuk pati incidente me pasoja dhe për këte u desh të sakrifikonin jeten disa azotikas.
Uzina e produkteve të azotuara “Gogo Nushi” ishte më e madhja në Ballkan dhe produktet e saj me cilësoret e kohës. Shkatërrimi pati kosto të lartë për bujqësinë pasi bujqit tani i blejnë plehërat kimike me çmime të larta por jo me cilesinë qe kishin produktet e azotikut. Vitet e fundit po flitet për riaktivizimin e kësaj zone industriale në periferi të Fierit nëpërmjet investimeve të huaja por ende nuk ka asgjë konkrete.