11 Maj, Tiranë- Personeli shëndetësor ka marrë pagat e reja, me rritjen historike për mjekët specialistë. Mjekët në Spitalet Rajonale dhe Bashkiake të veriut të vendit janë shprehur të emocionuar për pagat e reja +50 mijë lekë, duke e konsideruar një rritje dinjitoze që vlerëson profesionin dhe mjekët në Shqipëri.
“Sinqerisht nuk e kisha ëndërruar në jetën time që në Burrel apo në Shqipëri të merrja 1 milion e 600 mijë në muaj”- tha Dr. Dalip Gjoka, mjek pediatër në Spitalin Bashkiak Mat.
“Ndihem e vlerësuar për këtë rritje dinjitoze të pagës.”-tha Dr. Klejda Çollaku, mjeke nefrologe, në Spitalin Rajonal Dibër.
“Kjo rritje pagash është një shtysë për mjekët e rinj që të qëndrojnë në vendin e tyre, që t’i shërbejnë njerëzve të tyre, atdheut të tyre.”-tha Dr. Naim Nezaj, mjek radiolog në Spitalin Bashkiak Tropojë.
“Si mjeke e re specialiste ndihem e motivuar që punoj në një spital me kushte optimale dhe me një pagë që vlerëson profesionin tonë” – tha Dr. Xhensila Ujka, mjeke nefrologe në Spitalin Bashkiak Kurbin.
“Për mua është një lajm shumë i gëzueshëm rritja që qeveria Rama bëri së fundmi me pagat në mjekësi.”- tha Dr. Dod Boci, mjek kirurg në Spitali Bashkiak Pukë.
“Është gjithmonë mirë të ndihesh i vlerësuar për punën që bën, kështu që kam vetëm mirënjohje.” -tha Dr. Gleni Halili, mjek neorolog në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga rritja e pagave sipas planit në sektorin e shëndetësisë përfitojnë mbi 22 mijë mjekë, infermierë, stafe administrative në strukturat shëndetësore.