Tashmë Premier Liga e ka kampionin e ri, tashmë Mançester Siti do të kërkojë dopietën ndaj Mançester Junajtedit, në finalen e “FA Cup” më 3 qershor dhe më pas, saktësisht një javë më vonë, tripletën e mundshme dhe të bujshme në Stamboll, kundër Interit.
Një shpërblim i jashtëzakonshëm ky i skuadrës së Pep Guardiolës, e cila tani do të luajë për qejf në Premier Ligë kundër Brentford, pas tri ditësh, dhe më pas do të shikojë drejt dy datave të mëdha finale të sezonit. Kundër Brentford do të jetë ndeshja ku Guardiola do të festojë një kampionat të fituar triumfalisht. Në fakt, me një ndeshje përpara ka 8 pikë më tepër se Arsenali i vendit të dytë, ndërsa Brentford ka mundësinë, nëse rezultatet përputhen, të përpiqet të ëndërrojë Ligën e Konferencës.
Në finalen e “FA Cup”, të besuarit e Guardiolës arrijnë pas nëntë golave të shënuar dhe zero të pësuar në dy xhirot e fundit, ndërsa finalen e Ligës së Kampionëve e siguruan pas suksesit të jashtëzakonshëm ndaj Real Madridit.
Kalendari i Man. Sitit
28.05: Brentford-Man. Siti (Premier Liga)
03.06: Man. Siti-Man. Junajted (finale e “FA Cup”)