Shtatë persona, katër prej tyre fëmijë , humbën jetën kur çatia e një këndi lojërash u shemb në një shkollë në Tajlandë.

Mediat e huaja shkruajnë se shkak për shembjen e saj është bërë moti I keq dhe me erë.

Fëmijët e moshës 6 deri në 13 vjeç luanin dhe prindër dhe të afërm po shikonin aktivitetin e fëmijëve në këtë shkollë në provincën Pisit, në Tajlandën perëndimore.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë bërë që papritur të shembet çatia e objektit sportiv.

Gjithsej 18 persona u plagosën , tha zyra provinciale e marrëdhënieve me publikun, duke shtuar se tre të rriturit e vrarë nga shembja e çatisë ishin dy prindër dhe një kujdestare.