Baseli humbi 0-2 përballë Zurich, përballje të cilën vendasit e mbyllën me 8 lojtarë. Njëri prej të ndëshkuarve me karton të kuq ishte Taulant Xhaka.
Kapiteni, i cili njihet për gjaknxehtësinë e tij, goditi me kokë kroatin Nikola Katic. Ndërkohë, një sherr i madh plasi mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, ka kërkuar falje për veprimet e kryera në derbin kundër Zurich. Në postimin në “Instagram”, 32-vjeçari shkruan: “Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje për faktin që nuk e kontrollova veten. Si një lojtar me përvojë dhe kapiteni i Baselit, unë duhet të jem modeli që duhet ndjekur, sidomos në momente të vështira.”
“Për fat të keq nuk e shfaqa këtë në ndeshjen e mbrëmshme”, theksoi Xhaka, i cili kapi për fyti edhe Antonio Marchesano. Me karton të kuq u ndëshkua edhe Mirlind Kryeziu, i cili ndodhej në stolin e Zurich.