Një 52-vjeçar ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Fierit. Personi, (identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur), vuante dënimin në burgun e Fierit. 52-vjeçari shfaqi mëngjesin e sotëm shqetësime dhe komplikacione shëndetësore, e për pasojë u desh që të dërgohej në spital.

Ishte shoku i dhomës ai i cili konstatoi problemin shëndetësor e më pas njoftoi autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital. Mirëpo, 52-vjecari mbërriti pa shenja jete në spitalin e Fierit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes së të dënuarit ka qenë një infarkt.