Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2” ish-banorët kanë nisur të influencojnë në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat janë shtuar shumë ndjekës për shkak të ndikimeve që programi ka pasur.
Por tashmë postimet në Instagram janë kthyer në një përfitim për ta, ku regjistrohen shifra marramendëse. Deri më tani, sipas ekspertit të IT-së, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi Luiz Ejlli.
“Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, ekspertit të IT-së.
Nga ana tjetër mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin. Gazetari Andi Vrapi zbuloi për “Më lër të flas” se vendin e dytë e mban Efi, e më pas Kiara dhe të tjerët.
“Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhët e tjerë”, tha ai.
Eksperti i IT-së nuk la pa përmendur edhe VIP-at e tjerë, ku Bora Zemani dhe Arbana Osmani paguhen me shifra të larta për një postim.
‘Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000-5000 euro për postim.’- tha Kallanxhiu.