Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, zhvilloi intervistën e parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ai zbuloi se shumë pak persona e kanë mbështetur në momentet më të vështira të jetës, ndër të cilët është kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci.
Ejlli tregoi se ka qenë i vetmi që në momentet kur ka qenë në vështirësi e ka ndihmuar.
“Unë kam qenë brenda që me datë 24 dhjetor dhe as që nuk ia kam pasur idenë për zgjedhjet. Nuk kam ditur çfarë bëhet jashtë, aq më tepër me Benet Becin. Kur kam hyrë brenda atë e kam lënë deputet.
Kur mu kërkua të rrëfeja linjën e jetës, unë kam përmendur ata njerëz që më kanë mbështetur, që për hir të vërtetës kanë qenë me gishta. Më kryesori ndër ta ka qenë Benet Beci. Në një pikë kur kisha rënë poshtë ka qenë i vetmi që më ka hapur telefonin dhe më ka takuar”, tha kënëtari.