Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar rrëzimin e presidentit Aleksandar Vuçiç pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Në një intervistë për mediat, Ngjela është shprehur se rrëzimi i Vuçiç vjen pasi ai po operon kundër Perëndimit. Sipas avokatit presidenti i Serbisë i ka hipur kalit të dështimit.
“Atij po i bëjnë revolta të mëdha, Vuçiç do rrëzohet sepse mënyra se si po operon është kundër perëndimit. Kundër perëndimit, ata vdesin.
Rusia është në krizë, se mban dot. Ne na intereson të rrijë Vuçiç deri sa ta shkatërrojë, se ku gabon. E djathta i ka dalë kundër se e shikon që ky i ka hipur kalit të dështimit dhe po përpiqet ta ndalojë,”-tha Spartak Ngjela.