Pep Guardiola është një strateg që tashmë zë një vend në Olimpin e trajnerëve, në historinë futbollit.
Me fitoren 3-0 të marrë këtë të mërkurë ndaj West Ham-it, Manchester City i Guardiolës arriti një moment historik të rëndësishëm statistikor.
Nën drejtimin e Guardiolës, Manchester City arrin shifrën e 1000 golat e shënuar në kompeticionet e ndryshme.
Këtë shifër golash City i Guardiolës e arriti në vetëm 404 ndeshje, ndërsa më herët në Premier League kjo statistikë ishte arrirë Arsene Wenger në 554 ndeshje dhe Sir Alex Ferguson në 601 ndeshje.