Miami Heat, i ardhur nga faza “play in”, vijon të befasojë në fazën play off, duke fituar 123-116 ndaj Boston në finalen e parë të Konferencës së Lindjes. Ndeshja e luajtur në fushën e Celtics ishte e ekuilibruar dhe me emocione, por në fundin e saj triumfoi skuadra nga Florida, që udhëheq 1- 0 serinë.

Ndonëse në gjysmën e parë të ndeshjes vendasit udhëheqnin me 9 pikë, në peiorëdën e tretë miqtë bënë përmbysjen e madhe, duke e fituar 46-25. Mjaftoi kjo periodë pastaj për të menaxhuar fitoren dhe në fund për ta mbyllur me 7 pikë diferencë.

Ishte një tjetër ndeshje e shkëlqyer për Jimmy Butler, që realizoi 35 pikë për miqtë, mbështetur edhe nga Adebayo me 20 pikë. Ndërkohë që 4 lojtarë të Miami realizuan 15 pikë: Strus, Vincent, Martin e Lowry. Për Boston u dallua Tatum me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar. Edhe ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Boston, pastaj dy resht në fushën e Miami.