Nga Ramiz Lladrovci
Ne, si popull, në krijesën e superfuqive, njëqind vjet u përndoqëm, torturuam e sulmuam dhe kryen gjenocid ndaj nesh, me qëllim për ta grabitur tokën tonë stërgjyshore, Jugosllavia.
Kur na sulmoi makineria ushtarake jugosllave, të njohur në tërë botën për propagandën, në Marsin e vitit 1998, ishim vetëm. Me neve ishte vetëm e drejta jonë për të jetuar të lirë dhe Shqipëria.
– Publicitet –
Për njëqind vjet robëri, okupatorëve ua mësuam parimet dhe pikat e dobëta, ua mësuam fuqinë dhe moralin e tyre hegjemonist dhe besuam se ne do ta mundim padrejtësinë, do ta mundim okupatorin.
Për njëqind vjet rezistencë, erdhi radha e gjeneratës tonë, e cila vdekjen për liri e kishte krenari dhe fatin e vet jetësor.
Kësaj lufte, i pari i priu Komandanti ynë legjendar Adem Jashari, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të vijuar me Fehën, Xhevën, Abenë me mijëra heronj e heroina. Vendosmëria jonë për liri ishte epokale.
Ishte luftë e pastër, e denjë për historinë si Ushtria më e suksesshme çlirimtare në botë e cila arriti më së shpejti qëllimin nga dita e shfaqjes në publik, deri në fitore. Megjithatë, pa NATO-n, nuk do ta fitonim luftën aq shpejt.
Sot, heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi dhe të tjerët, po përballen me një gjyq.
Kryeministri Edi Rama e ndërthuri luftën tonë të lavdishme me luftën mbrojtëse të Ukrainës. Z. Rama e di se UÇK nuk e kishte as një të qindtën pjesë të fuqisë dhe armatimit që ka sot Ukraina, por fituam.
Fjalimi i Kryeministrit Rama në Islandë, do vlerësuar, sepse, Evropa jo çdo herë e kishte vendosmërinë për drejtësi ndaj shqiptarëve.
Të lumtë Kryeministër Rama!