Moti i ngrohtë e me temperatura të larta ka mbledhur në plazhet e Vlorës me dhjetëra pushues.
Të huaj apo edhe vendas kanë preferuar që këtë ditë të diel ta kalojnë buzë bregdetit, duke bërë edhe plazh.
Një e diel ndryshe kjo, ku siç duket edhe nga pamjet, sezoni turistik tashmë është çelur ndonëse jozyrtarisht.