Një 30-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të korruptonte një punonjës të Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë 50 euro, me qëllim kalimin e kufirit ne mënyrë të parregullt.

Pasi ishte kthyer deportiv nga policia Greke, 30-vjeçari me qëllim që të kalonte kufirin e Shqipërisë, kishte vendosur 50 euro brenda pasaportës në mënyrë që polici ta lejonte të kalonte në mënyrë të parregullt.

Pasi punonjësit e Policisë Kufitare Kakavijë i ka kërkuar 30-vjeçarit që të dorëzojë pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit, ata kanë gjetur 50 euroshin brenda pasaportës.

Për pasojë është vënë nën hetim 30-vjeçari me iniciale S. D, ndërsa uniformat blu referuan materialet në Prokurori.