Një tërmet me magnitudë 5.5 u regjistrua të enjten afër liqenit Almanor në veri të Kalifornisë.
Tërmeti, i regjistruar nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në orën 16:19 me orën lokale, u ndje deri në Sacramento dhe u pasua nga disa pasgoditje, por nuk shkaktoi dëme të konsiderueshme.
Banorët e Sacramentos raportojnë se kanë ndjerë efektet e tërmetit. Zyrtarët federalë paralajmëruan se rreziku i dëntimit ishte minimal për shumicën e njerëzve.
Në dhjetor të vitit të kaluar, një tjetër tërmet me magnitudë 6,4 i shkallës goditi Kaliforninë, këtë të martë, me epiqendër në Oqeanin Paqësor, rreth 24 kilometra nga qyteti Fortuna.
Kalifornia është pjesë e “Unazës së zjarrtë”, një territor i shtrirë në tri kontinente, ku ndodhin lëvizje sizmike dhe vullkanike më të mëdha. Shpjegimi i lëvizjeve sizmike të kësaj pjese të planetit qëndron në lëvizjen e pllakave tektonike dhe aktivitetin gjeologjik që ato gjenerojnë. Midis tyre ka lëvizje që prekin njëra-tjetrën, duke u mbivendosur e duke shkaktuar tërmete me magnitudë të madhe.