Një regjisor ukrainas ka vdekur pasi u godit nga një predhë teksa ishte vullnetar në vijën e parë të frontit.  Andrii Makysmenko kishte shërbyer me Batalionin Paqeruajtës Çeçen, Dzhokhar Dudayev, kur u plagos rëndë dy javë më parë. Ai iu nënshtrua një operacioni dhe u fut në koma të induktuar, mirëpo nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të rënda, duke humbur jetën ditën e djeshme.

“Është një nder i madh për një ushtar që ka vdekur në betejë”– shkruan partnerja e tij Anastasiia Basha, teksa jep lajmin e kobshëm për vdekjen e Dudayev. “Të respektoj, të falënderoj për fëmijët tanë, për historitë tona të çmendura, për këtë kohë që më dhurove, për të mbyllur gjithçka brenda saj bukur. Unë zgjedh të dua se si përfundon gjithçka. Unë pranoj dhuratën tuaj – kontributin tuaj në fitore. Ju jeni një hero”– përmbyll kështu mesazhin e saj Basha.

Video Player