Në kuadrin e organizimeve sportive në kryeqytet, ku Tirana mban titullin e “Qytetit ë Sportit për vitin 2023, në sheshin “Skënderbej” ka filluar një aktivitet ballkanik i bilardos dhe i snooker-it merr pjesëmarrjen e rreth 120 lojtarëve nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, mes tyre 40 të tillë janë nga kampionati shqiptarë, bilardist vendas.

Ky kampionat synon të ndihmojë dhe të nxjerrë në pah krijimtarinë dhe talentin që këto të rinj kanë duke nxitur frymën e bashkëpunimit ndërmjet tyre por edhe të vendeve te Europës duke sfiduar njëri-tjetrin në këtë lojë inteligjente si dhe duke u promovuar përmes këtij eventi në mënyrë që të arrijnë të nxjerrin në pah potencialin e tyre. Ky aktivitet që po zhvillohet në qendër të Tiranës synon giithashtu veç garës sportive në lojën e bilardos, edhe promovimin e turizmit për vlerat që ka qyteti i Tiranës.

Aktiviteti i cili do të zgjasë në 4 ditë deri , mbrëmjen e së dielës në sheshin kryesorë të kryeqytetit do të zhvillojë kryesisht përballje e tij pasditeve ku është edhe mundësia më e madhe për të mbledhur kureshtarë dhe të apasionuar të këtij sporti për të ndjekur emocionet që të dhuron loja e bilardos si dhe duke nxitur rininë për një angazhim më të madh në këtë sport duke eksploruar mënyrat se si ndikon ai tek moshat e reja.