Në futboll shpesh nuk mjafton titulli për tu konfirmuar, as në ato raste kur një qytet e priste prej vitesh, i tillë është rasti i Luciano Spallettit i cili pas fitores kundër Inter la të kuptohet se mes tij dhe Napolit gjithçka ka përfunduar:

“Unë nuk po pres asgjë, është gjithçka e qartë, mbetet vetëm të bëhet publik. Kam folur me presidentin De Laurentiis, nuk ka pasur fare negociata, është e gjitha e përcaktuar, për mua nuk ka asnjë problem”, theksoi Spalletti.

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, Napoli sezonin e ri do të drejtohet nga një trajner tjetër. Sipas Corriere dello Sport, presidenti De Laurentiis po mendon të afrojë në skuadër Julian Nagelsmann, trajnerin e shkarkuar nga Bayern Munich pak kohë më parë.

Nagelsmann
Sigurisht të arrish te Nagelsmann nuk është e lehtë pasi trajneri kërkon 7 milionë euro neto në sezon, plus duhet të paguaj 10 milionë euro pasi Nagelsmann është ende i lidhur me Bayern deri në 2026. Emri i tekniku gjerman pëlqehet shumë në Premier League, ku kërkohet nga disa ekipe “big”.