Kur dy VIP-a krijojnë një miqësi, një grua dhe një burrë, të dy të pasur dhe të famshëm dhe të dy beqarë, veçanërisht në kohët e rrjeteve sociale, është e pashmangshme që thashethemet të shpërthejnë. Ashtu siç ndodhi me Kim Kardashian dhe Tom Brady, për të cilët ditët e fundit është përfolur për një flirt të mundshëm.
Disa miq të përbashkët të të dyve dhe burime të besuara të cituara nga disa media amerikane, ka qenë Kim ajo që ka rënë në kontakt me Brady. Arsyeja? Gatishmëria e tij për të blerë një shtëpi pushimi në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet banimi ekskluziv vetëm për anëtarët në Bahamas, ku ish-mbrojtësi zotëron pronë.
Nga një telefonatë për të kërkuar këshilla, lindi një miqësi, e cila për momentin, sipas njerëzve të afërm të tyre, është vetëm e tillë, ndonëse ka zëra të tjerë që e shohin më shumë se kaq.