Premier League ul siparin me përfundimin e javës së 38-të dhe të fundit, duke dhënë kështu verdiktet përfundimtare të sezonit.
Sikurse ishte përcaktuar më herët, Manchester City u shpall kampion i Anglisë, ndërsa tri skuadrat e tjera që fitojnë gjithashtu të drejtën për të luajtur në Champions League janë Arsenali, Manchester United dhe Newcastle.
Liverpooli, që në ndeshjen e fundit barazoi 4-4 me Southamptonin, luan në Europa League, bashkë me Brightonin, ndërsa Aston Villa luan në Conferencë League.
Sa i përket pjesës së poshtme të tabelës, përveç Southamptonit bien Leeds ddhe Leicester City. Në javën e fundit, Leedsi u mposht 1-4 nga Tottenhami, ndërsa Leicesterit nuk i mjaftoi suksesi 2-1 me West Hamin, pasi Evertoni gjithashtu mori pikët maksimale përballë Bournemouthit, duke e mposhtur 1-0. Edhe pse fito thellë në fushë ne Leedsit, Tottenhami mbeti jashtë kupave të Evropës.
Java 38
Arsenal – Ëolves 5-0
Aston Villa – Brighton 2-1
Brentford – Manchester City 1-0
Chelsea – Newcastle 1-1
Crystal Palace – Nottingham 1-1
Everton – Bournemouth 1-0
Leeds – Tottenham 1-4
Leicester – West Ham 2-1
Manchester Utd – Fulham 2-1
Southampton – Liverpool 4-4