Pas një mbrëmje të errët, tifozët kuqezi kanë vetëm një arsye për të buzëqeshur. Milan dhe Rafa Leao kanë gjetur akordin total për rinovimin e kontratës deri në 2028. Zëra shumë pranë lojtarit bëjnë me dije se mes palëve ka akord total, madje firma mund të vijë përpara ndeshjes së kthimit kundër Interit.
Flitet për 7 milionë euro në sezon, plus 2 të tjera në formë bonusi në momentin kur do të hedh firmën. Përcaktues në këtë është borxhi prej 22 milionë euro që i detyrohen Sporting Lisbonës, shifër që do ta paguaj Lille.
I bindur për rinovimin e Leao-s u shfaq përpara ndeshjes edhe drejtori sportiv, Paolo Maldini: Po, jemi shumë pranë, ka qenë përcaktuese dëshira e klubit dhe lojtarit”, u shpreh shkurtimisht Maldini.