Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim tre ditë më parë si pasojë e një konflikti fizik me fqinjin e tij.

Tre ditë më parë 42-vjeçari është përfshirë në një sherr me fqinjin e tij 55-vjeçar, pas një debati për një ballkon.Situata është agravuar dhe ka përfunduar në dhunë fizike, ku i arrestuari ka goditur me një çekiç në kokë fqinjin e tij.

Menjëherë pas konfliktit ai është arratisur dhe sot pas tre ditësh kapur dhe është vënë në pranga nga uniformat blu.

42-vjeçari i arrestuar me iniciale E. S. bëri për spital fqinjin e tij 55-vjeçar, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, u largua në banesë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.