Myrto Uzuni lider padiskutueshëm i Granadas në LaLiga2. Sulmuesi shqiptar, i cili kryeson listën e golashënuesve në këtë kampionat, realizoi në minutën e 22-të në sfidën me Alavesin në transfertë nga pika e bardhe e penalltisë.
Meritë krejtësisht e “bomberit” beratas, që e fitoi vetë 11-metërshin, duke e detyruar portierin kundërshtar t’i ndërhynte në mënyrë të gabuar.
Për Uzunin është goli i 22-të në kampionat. Me epërsinë minimale të Granadas (me fitore ngjiten në vendin e parë) u mbyll pjesa e parë.