Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara kurorëzuan në martesë historinë e tyre të dashurisë që nisi në shtëpinë e Big Brother. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot nga ceremonia që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku nuk munguan dhe familjarë e miq të Luizit dhe të Kiarës. “Me trashëgime Kiara e Luiz! Ju uroj shumë lumturi, ashtu si mbrëmë, ngaherë”, shkruan Veliaj krahas albumit të fotove.