Këngëtari Luiz Ejlli bëri disa deklarata të forta në lidhje me tre personat që u shfaqën si shokë të ngushtë të tij gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, Jon Ndoja, Mario Deda dhe Meridian Ramçaj.

Ai tha se Meridianin nuk e njihte mirë, ndërsa për Jonin dhe Marion deklaroi se kishin dy vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin.

Kjo deklaratë e tij, habiti paksa fansat, pasi kur Joni dhe Mario i shkuan në shtëpinë e BBV për ta surpizuar, Luizi i prezantoi si shokë të ngushtë që ishin rritur që në fëmijëri bashkë. Por, ai na i paska thënë edhe pse ka patur një periudhë që nuk kanë folur edhe pse ne ndoshta nuk e kemi vënë re.

“Kemi patur një periudhë shkëputje sepse u nominuam ndër veti, por ja që u ribashkuam prap” është deklarata që Luizi i thotë Arbanës për dy shokët e tij.

Që ata nuk flisnin para se Luizi të hynte në BBV vërtetohet dhe nga fakti se Joni dhe Mario kanë deklaruar se nuk e njihnin ish të dashurën e Luizit, Jurgenën.