Kristi ka qenë një ndër personazhet më të komentuar në shtëpinë e Big Brother Vip 2. Madje Kristi arriti të shkojë deri në finale dhe u përball me Luiz Ejllin për çmimin e madh.
Pas përfundimit të Big Brother, shpesh është komentuar që opinionistja Zhaklin Lekatari ka favorizuar Kristin me qëndrimet e saj, ndërsa këtë mendim e ndajnë edhe ish-konkurrentë të Big Brotherit.
Së fundmi, i ftuar në ‘E diell’, Kristi u bë pjesë e një lojë, ku për të fituar disa pikë duhet të bënte një deklaratë se opinionistja e “BBV2” Zhaklin Lekatari reagonte në mbrojtje të tij për shkak se i ka mbetur fiksim puthja me të. Duke i kërkuar falje paraprakisht dhe duke cituar se i duhet pikë për lojën, Kristi e tha këtë deklaratë.
Kjo deklaratë lidhet në fakt me një puthje që Kristi dhe Zhaklina kanë shkëmbyer më parë në një emision televiziv.